De Bruyne: Të lumtur për kualifikimin, ndaj Francës nuk jemi favoritë - Gazeta Express
string(67) "de-bruyne-te-lumtur-per-kualifikimin-ndaj-frances-nuk-jemi-favorite"

De Bruyne: Të lumtur për kualifikimin, ndaj Francës nuk jemi favoritë

Sport

Gazeta Express

27/06/2024 12:17

Kevin De Bruyne, kapiteni i Belgjikës, foli pas kualifikimit në raundin e 1/8-ve pas barazimit 0-0 me Ukrainën.

“Jam i lumtur pasi jemi të kualifikuar. Nuk do të jemi favoritë ndaj Francës, por e dimë që në një turne të tillë duhet të luajmë në mënyrën më të mirë. Ndaj Ukrainës e merituam të fitonim, nisëm mirë, me presion shumë të lartë, por pavarësisht përpjekjeve, ne nuk finalizuam dhe pastaj në fund thjesht menduam për kualifikimin”, tha De Bruyne.

Lexo Edhe:

Në raundin e 1/8-ve Belgjika do të masë forcat me Francën, takim që do të luhet më 1 korrik.