De La Fuente në qiellin e shtatë - Gazeta Express
string(32) "de-la-fuente-ne-qiellin-e-shtate"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2024 11:27

De La Fuente në qiellin e shtatë

Futboll

Gazeta Express

15/07/2024 11:27

Luis De La Fuente po e shijon momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Selektori i Spanjës ia siguroi “Stuhisë së Kuqe” trofeun e katërt të Europianit pas kampanjës së suksesshme në Euro 2024, e cila u kurorëzua mbrëmë me fitoren 2:1 ndaj Anglisë në finalen e Berlinit, shkruan “Gazeta Express”.

“Ta shijojmë momentin, e kemi një të tashme të shkëlqyeshme dhe një të ardhme të mrekullueshme. Të festojmë dhe ta shijojmë këtë moment. E kemi një gjeneratë me lojtarë të mëdhenj”, deklaroi trajneri spanjoll.

“E kam thënë edhe para fillimit t kampionatit: lojtarët ma bënë jetën dhe punën më të lehtë. Jam mjaft i lumtur për vendin tim, për Spanjën, për gëzimin që e kemi dhuruar. Shpresoj që të gjithë të ndihet krenar për këtë gjeneratë të lojtarëve, të cilët mund ta bëjnë historinë dhe e ka një të ardhme të gjatë përpara”, vazhdoi ai.

Spanja i fitoi krejt ndeshjet, që nga faza e grupeve e deri tek eliminimi direkt, ndërsa qershia mbi tortë ishte mbrëmë në duel me “Tre Luanët”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement