De La Fuente: Rodri është ndihmë e madhe për ne - Gazeta Express
string(46) "de-la-fuente-rodri-eshte-ndihme-e-madhe-per-ne"

Sport

Gazeta Express

01/07/2024 21:02

De La Fuente: Rodri është ndihmë e madhe për ne

Sport

Gazeta Express

01/07/2024 21:02

Mesfushori Rodri është ndihmesë e madhe për përfaqësuesen e Spanjës në “Euro 2024”. Kështu ka deklaruar selektori Luis de la Fuente.

Rodri të dielën mbrëma e realizoi golin e parë të Spanjës në fitoren 4:1 ndaj Gjeorgjisë, në një të tetën e finales. Ai u vlerësua nga UEFA si lojtar i ndeshjes.

Lexo Edhe:

De la Fuente është shprehur i kënaqur me Rodrin, sidomos për qetësinë që e shfaq në ndeshje.

“Kishte nervozizëm, por ne e kthyem qetësinë dhe lojën tonë dhe pamë një ekip që besonte në atë që bënte. Në pjesën e parë ne folëm që të luajmë në qetësi dhe lojtarët e kuptuan këtë. Kemi Rodrin i cili kontrollon gjithçka, emocionet, të gjitha momentet jo të këndshme në ndeshje. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë”, ka theksuar De La Fuente.