string(70) "debore-ne-pranvere-ne-kukes-diber-e-korce-te-gjitha-akset-te-kalueshme"

Shqiperi

Gazeta Express

07/04/2025 11:11

Dëborë në pranverë në Kukës, Dibër e Korçë! Të gjitha akset të kalueshme

Shqiperi

Gazeta Express

07/04/2025 11:11

Reshjet e dëborës të një dite më parë kanë përfshirë qarkun e Kukësit, Dibrës, Korçës dhe Mirditës, ku në disa rajone bora ka arritur deri në 30 cm. Dëbora ka ndikuar sidomos në lartësitë e mëdha, duke ulur ndjeshëm temperaturat dhe krijuar kushte të vështira për qarkullimin.

Megjithatë, situata sot paraqitet më e qetë. Akset kryesore nacionale janë të kalueshme dhe borëpastrueset kanë punuar gjatë natës për të hapur rrugët, ndërsa autoritetet lokale janë duke vazhduar punën për hapjen e rrugëve dytësore dhe lidhëse.Në Qarkun e Korçës, ku reshjet e dëborës arritën deri në 25 cm. Po ashtu, disa ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në disa fshatra të Pogradecit dhe Dibrës për shkak të erës, por ekipet janë angazhuar për riparimin e defekteve.

Lexo Edhe: