string(86) "deda-ia-kujton-vvse-qe-asnjehere-si-opozite-nuk-ua-ka-votuar-kryeparlamentarin-tjereve"

Deda ia kujton VV’së që asnjëherë si opozitë nuk ua ka votuar kryeparlamentarin tjerëve

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 11:15

Ilir Deda njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se në Kosovë është krijuar praktikë që kryetar i parlamentit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë, gjë e cila ‘’ mundet me qenë e gabuar’’, shkruan Gazeta Express.

Deda ka thënë se dështimi i katërt i votimit të kryetares së Kuvendit, mund të vazhdohet edhe për katër muaj dhe sërish rezultati do të ishte i njëjtë.

Lexo Edhe:

Tutje, Deda ka theksuar edhe se si VV-ja, si opozitë opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera.

Postimi:

Në Kosovë është kriju një praktikë politike që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë. Kjo praktikë mundet me qenë e gabuar, por është e tillë.

Me 4 votime të pasuksesshme për zgjedhjen e kadidates për kryetare të Kuvendit pasi që VV nuk e ka ndërtu shumicën parlamentare për Qeveri mund të vazhdohet edhe për 4 muaj tjerë, por rezultati do të jetë i njejtë pa një marrëveshje politike.

Nuk mund të shpiken  parime politike sipas nevojës dhe varësisht a je në pozitë apo në opozitë. Nëse si parti në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera, atëherë nuk e ke asnjë bazë të kërkosh bllanko përkrahje nga të tjerët. 

Rruga e vetme është te marrëveshja politike.

Përndryshe këtë film e kemi pa në 2014 e 2017, me role të tjera atëherë. Ama është film i keq, e filmat e këqij nuk kqyren 3 here. /GazetaExpress