Antonio Conte ka pranuar se “shumë gjëra nuk mund të bëhen te Napoli”, duke ndezur spekulime për një largim të mundshëm vetëm tetë muaj pas marrjes së drejtimit të klubit.
Napoli do të përballet sot me Monzën në stadiumin “U-Poëer”, por dita e ndeshjes është dominuar nga deklaratat e Contes në konferencën për shtyp të së premtes.
“Shumë gjëra u thanë në fillim të vitit. Mund të konfirmoj disa, por jo të gjitha.
Nuk do të mohoj asgjë, por nuk ndihem rehat të konfirmoj gjithçka që kam thënë.
Çështja me Kvarën ishte e qartë. Thashë që Napoli nuk duhet të jetë thjesht një trampolinë, dhe nuk dua të dukem si gënjeshtar për gjëra që nuk ndodhën. Në këto tetë muaj në Napoli, kam kuptuar që shumë gjëra thjesht nuk mund të realizohen.”
Conte ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027, por deklaratat e fundit kanë nxitur menjëherë spekulime për një largim të parakohshëm.
Mediat italiane të së shtunës shkruajnë se trajneri, ish-drejtues i Juventusit dhe Interit, po i dërgon një paralajmërim klubit dhe nuk përjashtohet mundësia e një largimi në verë nga Stadio Maradona.
Conte është tashmë i lidhur me një kalim të mundshëm te Milani ose një rikthim te Juventusi, dhe shumë e shohin këtë deklaratë si një përgatitje për ndarjen me Napolin.
Ndërkohë, Napoli vazhdon të jetë në garë për titullin e Serie A dhe ka mundësinë ta ngushtojë diferencën me Interin sot, kur do të përballet me skuadrën e fundit të tabelës, Monzën./GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...