string(128) "deklaratat-e-kudusi-lames-per-tahir-zemajn-ne-pressing-reagon-armend-zemaj-ti-sje-meritor-as-i-drejte-per-ty-ka-rendesi-vec-leku"

Deklaratat e Kudusi Lamës për Tahir Zemajn në Pressing, reagon Armend Zemaj: Ti s’je meritor as i drejtë, për ty ka rëndësi veç leku

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 23:13

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, që ka pasur ndikim në luftën e UÇK-së ka qenë i ftuar në “Presisng” të T7, të enjten.

Sipas tij, Tahir Zemaj ka ikur nga rrafshi i Dukagjinit, pra tha se “nuk e ka përzënë kurrkush”.

Lexo Edhe:

Pas kësaj deklarate atij i ka reaguar ashpër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Amend Zemaj, duke thënë se Lama ka deformuar të vërtetën e luftës.

Sipas tij Lama i ka shërbyer vëtëm interesave të tij e një grupi pas luftës që Zemaj thotë se kanë përvetësuar të vërtetën e saj lufte.

“Përballë të vërtetës së luftës dhe deformimit të saj pas çlirimit Disa individë që sot shfaqen si shpëtimtarë apo mbështetës të kauzës për liri, në realitet kanë qenë përçarës gjatë luftës dhe veprimtaria e tyre është udhëhequr nga interesat financiare e jo nga ideali për çlirim. Këta surrogate të vetëshpallur të së vërtetës kanë përvetësuar një narrativë që nuk u takon dhe që është në kundërshtim me sakrificën e vërtetë të popullit dhe luftëtarëve të UÇK-së”.

“Kudusi Lama, ti nuk je as meritor, as i drejtë, dhe as i njohur me thelbin e luftës së pastër të UÇK-së. Ti i ke shërbyer vetem interesave tuaja dhe një grupi të caktuar që pas luftës ndërmorën misionin për të përvetësuar të vërtetën e asaj lufte, për të ndërtuar monopol mbi lirinë e Kosovës. Për ty, dhe për ata si ti, gjithmonë ka rëndësi vetëm “leku”. Dje, sot dhe nesër”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Gazeta Express

“Ku ka shku, të kush? – Tahir Zemaj ka ikur, nuk e ka përzënë njeri – Nuk ka qenë në Koshare”/ Kudusi Lama në Pressing