Këto janë artikuj që nuk ishin të destinuar për ripërdorim…
Tapeti i kuq nga shkallët e ndërtesës ku mbahet Festivali i Filmit në Kanë ndryshohej çdo ditë nga 13 deri më 24 maj, kohëzgjatja e eventit dhe tani ofrohet në shitje me një çmim prej një euro për kilogram.
Një ton e gjysmë i materialit sintetik të kuq mbi të cilin ecën nga yje të shumtë të kinemasë botërore këtë vit po merr një jetë të re në Marseille në duart e stilistëve, për nevojat e trupave teatrale ose sfilatave të modës.
“Ne e shesim si një ‘tapet të thjeshtë e të hollë’, jo si një ‘tapet të Kanës’”-shpjegoi për AFP-në Jeanne Re, koordinatore e Reserve des Arts, një shoqatë që riciklon mbeturinat për qëllime krijuese. “Ne nuk po e shesim këtë pëlhurë për qëllime marketingu, sepse do të shitet me të njëjtin çmim pavarësisht. Qëllimi është ta bëjmë atë të disponueshme për sa më shumë anëtarë të jetë e mundur. Këto janë artikuj që nuk ishin të destinuar për ripërdorim. Duke i ricikluar ato, ne kontribuojmë në uljen e ndikimit mjedisor të disa ngjarjeve, për të cilat menaxhmenti i Festivalit është shumë i vetëdijshëm”-tha Re.

“Ne bëjmë çanta dore klasike nga tapeti i Kanës, por edhe çanta për shishe vere, kapele, kuti për syze, copa mjaft unike”-shpjegoi Elsa Ramouni-Yordikian, një kliente e Reserve des Arts dhe sekretare e shoqatës Les Nippones, e cila ka përdorur pjesë të tapetit të famshëm për riciklim për më shumë se katër vjet.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...