Deliu ironizon me Kurtin e Bislimin: Çka po bën në Bruksel kundër "vullnetit të liderit" - Gazeta Express
string(84) "deliu-ironizon-mekurtin-e-bislimin-cka-po-bon-ne-bruksel-kunder-vullnetit-te-liderit"

Deliu ironizon me Kurtin e Bislimin: Çka po bën në Bruksel kundër “vullnetit të liderit”

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 19:00

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi, pasi sot kishte takim Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Kurti kishte vendosur kushte për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lexo Edhe:

Deliu ka pyetur me ironi Bislimin se “çfarë po bën në Bruksel kundër vullnetit të liderit”, ajo përmendi edhe Milan Radojçiqin.

“Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg”.

“Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës? Lojëra e manipulime të dobëta. Shumë të dobëta”, ka shkruar Deliu në Facebook. /Gazeta Express