string(60) "deliu-kodra-kosova-te-siguroje-nje-ambient-te-lire-per-media"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2023 12:36

Deliu-Kodra: Kosova të sigurojë një ambient të lirë për media

Lajme

Gazeta Express

31/07/2023 12:36

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është duke marrë pjesë në protestën e thirur nga AGK-ja dhe shoqëritë civile ndaj vendimit të MINT-it për Klan Kosovën.

Deliu-Kodra, potencoi se ka dalë në protestë për t’u solidarizuar me kolegët, pasi siç tha ajo, para angazhimit në politikë ka qenë pjesë e gazetarisë.

Lexo Edhe:

“Para së gjithash bashkë me ish-kolegët, para angazhimit tim në politikë, kam qenë gjatë pjesë e gazetarisë, e ndjej situatën të cilën janë sot gazetarët, kam folur për fjalën e lirë që rëndësinë që ka dhe Kosova të sigurojë një ambient të lirë për media, jam këtu për t’u solidarizuar me kolegët e mi dhe për të protestuar në këtë marsh ndaj vendimit të fundit të qeverisë”, u shpreh Kodra-Deliu.