string(91) "demhasaj-vetevendosje-zvarrit-krijimin-e-qeverise-ka-per-qellim-zgjedhjet-e-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:09

Demhasaj: Vetëvendosje zvarrit krijimin e qeverisë, ka për qëllim zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:09

Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaroi se qeveria në detyrë po e shfrytëzon situatën për të vazhduar qeverisjen dhe për të bërë emërime të reja publike.

Lexo Edhe:

Demhasaj ka shtuar se partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK ka më shumë gjasa për të formuar qeverinë sesa Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas tij, nuk ka shumicën parlamentare për të qeverisur.

“Kjo po ju konvenon për shkak se po vazhdojnë ende të qeverisin, të marrin vendime, po vazhdojnë të bëjnë emërime të larta publike. Në anën tjetër, nga momenti kur të certifikohet rezultati i zgjedhjeve duhet që të fillojë procedura e konstituimit të Kuvendit që duhet të përfundojë edhe me betimin e krejt deputetëve, njëkohësisht edhe me zgjedhjen e strukturave udhëheqëse të Kuvendit që janë nënkryetari, kryetari dhe komplet kryesia. Pas këtij momenti presidentja e ka të drejtën që t’ia japë mandatarin partisë së parë në pushtet, partia e parë në pushtet siç duket nuk e ka momentalisht shumicën parlamentare. Në rast se dështon partia e pare, atëherë automatikisht mandati i kalon partisë së dytë. Presidentja duhet t’ia japë mandatin partisë së dytë dhe partia e dytë në këtë rast që është PDK-ja mund të krijojë një shumicë parlamentare edhe mund të krijoj qeverinë. Në bazë të numrave që janë momentalisht në Kuvend mendoj që partitë opozitare kanë mundësinë për të krijuar një qeveri, për shkak se numrat e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë më të mëdha se VV-ja me partneret e saj që janë në koalicion”, ka thënë ai.

Demhasaj theksoi se marrëdhëniet e tensionuara mes VV-së dhe partive opozitare e bëjnë të pamundur një bashkëpunim mes tyre për krijimin e qeverisë.

“Prandaj, mundësi shumë më e madhe është që partitë opozitare në rast se tregojnë vullnet dhe bashkëpunim të krijojnë qeverinë sesa qeveria të krijohet nga VV-ja. Shtoja kësaj që partia në pushtet ka ofenduar partitë opozitare vazhdimisht dhe kjo në njëfarë mënyre i ka pamundësuar që ndonjëra nga partitë opozitare të shkojë kah VV-ja dhe t’ia bëjë numrat. Prandaj, e kemi të ndarë skenën politike në dy blloqe që është VV-ja me partneret e saj dhe blloku këndej opozitar, por numrat këndej janë shumë më të mëdhenj. Gjasat janë që partitë opozitare të krijojnë një qeveri të re”, tha ai.

Demhasaj gjithashtu paralajmëroi përpjekjet e Qeverisë për të shtyrë procesin e krijimit të institucioneve të reja, duke synuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.

“Krijohet një përshtypje që këta e kanë synimin t’i shtyjë zgjedhjet sa më shumë, me gjasë t’i shtyjë zgjedhjet rreth vjeshtës, që t’i shpallin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale. Kështu po duket synimi i tyre, qëllimi i tyre. Po unë besoj që kjo nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë, duke marrë parasysh KQZ-në që vetëm zgjedhjet parlamentare nuk arriti t’i administrojnë siç duhet. E shtoja kësaj edhe zgjedhjet lokale, do të thotë është një proces që mund të ketë telashe. Mendoj që për këtë arsye partitë opozitare në asnjë rrethanë të mos lejojnë partinë në pushtet që të zvarris procesin e krijimit të institucioneve me qëllimin që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.