Demokratët kërkojnë dëshmitarë për hetimet kundër Trump-it - Gazeta Express
string(58) "demokratet-kerkojne-deshmitare-per-hetimet-kunder-trump-it"

Gazeta Express

16/12/2019 13:23

Demokratët kërkojnë dëshmitarë për hetimet kundër Trump-it

Gazeta Express

16/12/2019 13:23

Lideri i demokratëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Chuck Schumer, ka bërë thirrje që ish-zyrtarët dhe zyrtarët e tanishëm të Shtëpisë së Bardhë të japin dëshmi në procesin e hetimeve kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Schumer tha se dëshiron që në pyetje në këtë proces të merren zyrtarë të lartë, përfshirë shefin e stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney, dhe ish-këshilltarin John Bolton.

Megjithatë, republikanët, të cilët e kanë shumicën në Dhomën e Lartë, kanë bërë thirrje për një proces të shkurtër dhe pa dëshmitarë.

Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve, e cila është dhoma e ulët e Kongresit, pritet të votojë të mërkurën e kësaj jave për hetimin e presidentit Trump. Nëse procesi miratohet me shumicë votash në këtë dhomë, atëherë lënda dërgohet në Senat.

Presidenti Trump akuzohet se i ka kërkuar ndihmë një shteti të huaj, më saktësisht Ukrainës, për ta ndihmuar atë politikisht përmes ushtrimit të presionit ndaj vendit evropian për ta hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu akuzohet për pengimin e punës së Kongresit, por Shtëpia e Bardhë nuk e ka lejuar stafin e vet që të japë dëshmi në seancat dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, të mbajtura javëve të fundit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement