Demokratët paraqesin dy nene të hetimeve kundër Trump-it - Gazeta Express
string(56) "demokratet-paraqesin-dy-nene-te-hetimeve-kunder-trump-it"

Gazeta Express

10/12/2019 14:30

Demokratët paraqesin dy nene të hetimeve kundër Trump-it

Gazeta Express

10/12/2019 14:30

Kongresistët e Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e Partisë Demokratike pritet që sot t’i paraqesin dy artikuj në kuadër të hetimeve kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Ata besohet se do ta akuzojnë kreun e Shtëpisë së Bardhë për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Ky zhvillim vjen pas seancës dëgjimore përfundimtare që u mbajt të hënën në Komisionin për Drejtësi, ku të dyja palët i kundërshtuan pretendimet e njëra-tjetrës në një atmosferë mjaft të tensionuar.

Presidenti Trump e filloi ditën duke e mbrojtur veten nga procesi i hetimeve përmes një postimi në Twitter, ku tha se vazhdimi i këtij procesi do të ishte qartazi çmenduri politike.

Demokratët po mundohen të dëshmojnë para organeve legjislative dhe atyre të drejtësisë se presidenti Trump e ka shkelur ligjin dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare duke ia kushtëzuar Ukrainës ndihmat ushtarake prej 400 milionë dollarësh me nisjen e hetimeve kundër rivalit të tij politik, Joe Biden, dhe të birit të tij, i cili më parë është marrë me biznes në shtetin e Evropës Lindore.

Ndryshe, presidenti Trump më parë e ka cilësuar veten si udhëheqësin më të mirë të të gjitha kohërave të Shteteve të Bashkuara dhe ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement