string(87) "demtohet-ne-rrethana-te-panjohura-vetura-e-u-d-te-drejtorit-te-qkukse-njoftohet-policia"

Dëmtohet “në rrethana të panjohura” vetura e U.D. të drejtorit të QKUK’së, njoftohet policia

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:45

ShSKUK ka njoftuar se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.

Në njoftim thuhet se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit.

Lexo Edhe:

ShSKUK thotë se për incidentin janë njoftuar organet kompetente dhe se kanë nisur hetimet.

Njoftimi i plotë:

Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.

Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse.