Depp e quan “narcisoide sociopate” ish gruan e tij derisa padit tabloidin The Sun - Gazeta Express
string(79) "depp-e-quan-narcisoide-sociopate-ish-gruan-e-tij-derisa-padit-tabloidin-the-sun"

Gazeta Express

07/07/2020 19:46

Depp e quan “narcisoide sociopate” ish gruan e tij derisa padit tabloidin The Sun

Gazeta Express

07/07/2020 19:46

“Kam vendosur që të shkurorëzohem me Amber Heard kur ajo u pshurr në krevat”. Johnny Depp e ka quajtur ish gruan e tij “narcisoide sociopate” e cila e kishte sulmuar atë dhe ka mohuar se e ka goditur atë pas një primere gjatë paraqitjes se tij sot në gjykatë

Johnny Depp ka dëshmuar si dëshmitarë i parë sot në Gjykatën e Lartë derisa është përballur me ish gruan e tij Amber Heard.

Ai ka refuzuar akuzat se ka qenë i dhunshëm kundër Heard, 24, por ka pranuar se konsumi i drogës i kishte shkaktuar “shumë dhimbje”.

Depp po ashtu sot ka paditur gazetën The Sun e cila sjelljet e tij i kishte përshkruar “si të një monstrume të dhunshëm” kundër gruas së tij.

Depp në gjykatë e ka akuzuar Heard për martesë me interes, një narcisoide sociopate e cila ishte martuar me të për të bërë karrierë personale.

Ka thënë se se Heard i kishte thënë ish shefit të tij të sigurimit, Jerry Judge, që aktori është një “burrë i trashë dhe i vjet” dhe se “ajo nuk e dinte pse ishte martuar me të”.

Ylli i filmit ka insistuar se kurrë nuk ka qenë i dhunshëm më të, por ka pranuar se ka përdorur “çdo lloj droge që përdorë një njeri në moshë të re”.

Ai po ashtu ka folur për abuzimin që i është bërë gjatë fëmijërisë dhe se përdorte drogë për ta zvogëluar dhimbjen.

Depp ka pranuar gjatë seancës se ka marrë dy herë drogë me Marilyn Manson dhe njëherë tjetër me yllin e Avengers, Paul Bettany.

Ka rikujtuar se si vdiq tragjikisht shoku i tij River Phoenis nga overdoza me heroin në një klub nate në Hollyëoodin Perëndimorë.

Ka kujtuar edhe “shkarravitjen” e një hoteli ku ai po qëndronte me Kate Moss më 1994, e cila për këtë ia kishte huazuar 10 000 dollarë.

Më 1999 Depp ka thënë se ai ka sulmuar fotografët për ta mbrojtur pastaj partneren e tij, Vanessa Paradis, e cila ishte shtatzënë.

Ka thënë se ka shpenzuar më shumë se 24 000 funte në muaj për verë por shtoi se Elton John e ndihmoi atë ta vë karrierën në binarë.

Ai i është referuar Vanesa Paradis si një “grua që ta qon kokën për Francën”.

Avokati i Depp po ashtu ka akuzuar Heard se ka pasur “dy afera jashtë martesore” apo “afera jashtëmartesore” me Elon Musk Dhe James Franco gjatë kohës sa ishte me Depp.

Në anën tjetër, avokati i Heard ka shpalosur mesazhe të tij në të cilat ai e quan vetveten “Monstrum” – derisa ajo ka shtuar se ai ishte një i alkoolizuar gjatë gjithë kohës.

Gjykimi pritet të vazhdojë edhe disa ditë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement