string(111) "deputeti-i-pdk-se-kurtit-nuk-i-intereson-interesi-shteteror-i-kosoves-neve-na-konvenojne-me-se-shumti-zgjedhjet"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 12:36

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 12:36

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se nuk po i interesojnë shqetësimet e qytetarëve, por kapja e institucioneve.

Në një intervistë për rtv21 deputeti Behrami tha se politikat e Kurtit për 20 vjet radhazi i kanë bërë dëm Kosovës.

Lexo Edhe:

‘’ Deputetit Albin Kurti nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, nuk i intereson rritja e çmimeve të rrymës, rritja e shportën, nuk i interesojnë marrëdhëniet me SHBA-të të lënduara, nuk i intereson heqja e sanksioneve nga BE-ja, nuk i intereson siguria në shkollat e Kosovës, shëndetësia, atij i intereson vetëm një gjë se si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare. Kjo tregon se sa i pandërgjegjshëm është ky njeri, por ashtu tregon se sa është duke udhëhequr nga politikat kamikaze të cilat që 20 vite Kosovës i kanë bërë dëm edhe vazhdojnë t’i bëjnë dëm edhe më tutje”, tha ai.

Deputeti Behrami po ashtu tha se zgjidhja e ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit është në dorë të Vetëvendosjes si partia e parë e dal nga zgjedhjet parlamentare.

“Zgjidhja për ngërçin të cilin e ka krijuar vet zoti Kurti është po ashtu është vet zoti Kurti sepse radha kushtetute ligjore praktike ekziston, ai që duhet ta bëjë kryeparlamentarin duhet që t’i siguroj votat në parlamentin e Kosovës, nëse nuk i ka ulet me partitë politike me të cilat mendon se është më afër të dialogoj dhe ti bën votat dhe e kalon këtë fazën e parë. Vetëvendosje po mundohet që ta interpretoj këtë si një fazë nuk është e vërtetë. Janë dy faza: faza e emërimit të kryeparlamentarit dhe faza e nënkryetarëve. Në të kaluarën për nënkryetar nuk ka pasur asnjëherë debat atë që kanë propozuar partitë politike ata janë votuar, por për kryetarët është një procedurë krejt tjetër të cilët këta po mundohen ta shtrembërojnë”, tha deputeti i PDK-së.

Sa i përket deklarimeve të deputetëve të LVV-së të cilët kanë thënë se vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk zgjidhet kandidatja e tyre për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se më së shumti PDK-së i konvenojnë zgjedhjet, por siç tha, vendit i duhet zgjidhje.

“Nëse ka një parti politike e cila do të kishte interes për zgjedhje në kuptimin elektoral është PDK-ja sepse matjet e fundit kanë treguar se ka rritje. Por, interesi i qytetarëve të Kosovës është krejt i ndryshëm ata presin nga ne deputetët dhe nga Qeveria e ardhshme që unë besoj se do të jetë nga opozita, presin që t’i adresoj shqetësimet e tyre të përditshme dhe krejt çfarë po shohim sot është një tallje me qytetarët. Kur e sheh Albin Kurtin dhe deputetët e tjerë duke qeshur dhe nënqeshur në një proces, në një krizë të tillë kjo tregon shumë mirë se çka mendon ky njëri. Talljet e tjera që kanë ndodhur në Kuvend këto ditë janë të papranueshme” tha Behrami për rtv21.