Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se deri në fund të kësaj jave pritet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës VV-LDK
Ai ka thënë se është zyra e Albin Kurtit që sapo të kthehet nga Gjermania të thërrasë në takim kreun e LDK-së, Isa Mustafa, derisa ka mohuar zërat se ndërkombëtarët siç është Gjermania po ndërhyjnë në procesin e bërjes së Qeverisë së re.
Kësisoj ai është përgjigjur në pyetjen se pse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po shkojnë shpesh në Berlin.
Sa i përket çështjes së presidentit, ai tha se kur është votuar nuk është vendosur votë për këtë çështje dhe, sipas tij, u mbetet kryetarëve të të dyja partive që të gjejnë zgjidhje.