string(93) "deputeti-rexhaj-pohon-se-kurti-ia-ka-ofruar-duda-baljes-postin-e-ministres-ne-kembim-te-votes"

Deputeti Rexhaj pohon se Kurti ia ka ofruar Duda Baljes postin e ministres në këmbim të votës

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 23:01

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, deklaroi se VV ka pranuar që ta bëjë ministre Duda Baljen.

Ai këtë deklaratë e dha teksa tregonte për përpjekjet për konstituimin e kuvendit nga partia që doli e para në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Lexo Edhe:

“Pe them një të vërtetë publike, krejt deputetët i kemi taku kemi pranu me bo edhe ministre edhe Duda Baljen”, tha Rexhaj në Politico në Kanal 10, transmeton Express.

Ministre keni pranu për Duda Baljen, u pyet ai?

“Po”, ia ktheu Rexhaj.

“Këtu është duke ndodhë diçka, krejt minoritetet më herët iu kanë bashkëngjitë qeverive”, tha ai.

 Balje nuk është bindur nga oferta pasi ditë më parë njoftoi se ka vendosur që të rrijë në “opozitë”.