Barcelona ka triumfuar me vështirësi ndaj Espanyolit në kuadër të xhiros së 18-të të La Liga, duke fituar 0-2 në një sfidë plot emocione në minutat e fundit.
Espanyol krijoi rrezik të hershëm me Robert Fernandez dhe Carlos Romero, por portieri i Barcelonës, Joao Garcia, realizoi pritje spektakolare që mbajtën portën e pastër.
Skuadra e Flick pati mundësi të shumta përmes Kounde dhe Yamal, por tentativat e tyre nuk gjetën rrjetën. Vendimtar për rezultatin u tregua Dani Olmo, i cili shënoi golin e parë në minutën e 86-të pas asistimit të Fermin, shkruan Gazeta Express.
Vetëm katër minuta më pas, Robert Lewandowski vulosi fitoren me një tjetër gol të shënuar pas asistimit të Fermin.
Me këtë fitore, Barcelona arrin në 49 pikë, ndërsa Espanyol qëndron në vendin e pestë me 33 pikë. /GazetaExpress