string(52) "derbi-ne-skenderaj-perfundon-me-fitoren-e-trepces-89"

Sport

Gazeta Express

31/03/2025 17:50

Derbi në Skënderaj përfundon me fitoren e Trepçës ‘89

Sport

Gazeta Express

31/03/2025 17:50

Trepça ’89 fitoi derbin e Grupit A të Ligës së Parë ndaj Drenicës.

Në Skënderaj, të hënën pasdite, ekipi mitrovicas mundi Drenicën me rezultatin 2:0.

Lexo Edhe:

Në pjesën e parë, Godsëill Chinëendu shënoi golin e parë, ndërsa Ardian Hasani realizoi golin e dytë në pjesën e dytë.

Kjo ndeshje i përkiste xhiros së 20-të të kampionatit.

Drenica, me 41 pikë, është në krye të renditjes, ndërsa Trepça ’89, me këtë fitore, ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë.

Vëllaznimi dhe Liria i kanë nga 36 pikë, ndërsa Trepça është e pesta me 34 pikë.

Gara për kreun e grupit është shumë e fortë.