Izolimi do punë dhe këtë më së miri e dinë mjeshtrit. Prandaj përpunimi i materialit kërkon një përkujdes më të madh.
Përzierja e tij duhet të bëhët mirë në mënyrë që izolimi shtëpisë të jetë ashtu sic e don i zoti.
E gjitha hapësira e kësaj shtëpie, këtu në Pejë, duhet të bëhet gati, që pastaj të vendoset edhe stiropori.
Vendosjen e tij e bënë kryepunëtori Arben Morina
Por, edhe kjo ka një procedurë të vetën.
Morina thotë që shtëpia të jetë e nxehtë, duhet përdorur stiropori sa më i trashë.
Por, cila është trashësia e stiroporit që kosovarët e përdorin më së shumti në shtëpitë e tyre.
E një shtëpi të izolohet brenda e jashtë merre kohë deri në 21 ditë, sipas punëtoreve.
Thirrjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duket se qytetarët e dinin.
Kjo pasi që menaxheri i shitjes në një kompani të materialeve ndërtimore thotë se punë ka ende për të izoluar shtëpitë.
E muaji shtator është më produktivi.
Por, sa po sillën çmimet e produkteve që duhen për të izoluar shtëpitë?
E për të izoluar një shtëpi, nga ato të zakonshmet që ndërtohen në Kosovë, sa duhet të paguajë një qytetar?
Çmimet e izolimit të shtëpive sipas kompanive nuk janë rritur shumë, pasi që çmimi i materialeve ka mbetur i pothuajse i njëjtë sikur vitet e kaluara.