Gazetarja nga Shqipëria, Desada Metaj, në emisionin “A Show” të T7, ka thënë se asnjëherë nuk është vonë të bashkohemi dhe të reagojmë ndaj një pushteti arrogant.
“Asnjëherë nuk është vonë të bashkohemi dhe të reagojmë ndaj këtij pushteti arrogant”, është shprehur gazetarja Metaj drejtuar qeverisjes Rama.
Ajo ka thënë se sikur popullit shqiptar të Shqipërisë i vije keq për maskarat e Kosovës nga Serbia, njëjtë do të donte që edhe politikanët kosovarë të ndjenin keqardhje për “krimet” e komunizmit në Shqipëri.
“Pashë në rrugët e Tiranës, persona nga Lëvizja Vetëvendosje që po protestonin në Tiranë dhe mendova sa shumë ne ndjejmë keqardhje për popullin e Kosovës që ka vuajtur nga masakrat e Kosovës dhe sa shumë do të doja të shihja të njëjtën keqardhje nga politikanët kosovarë për “krimet” e komunizmit në Shqipëri”, ka thënë gazetarja e “Opinion, Desada Metaj.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...