Dështimi në PISA, profesori universitar: Alarm për ministrin e ardhshëm të Arsimit - Gazeta Express
string(80) "deshtimi-ne-pisa-profesori-universitar-alarm-per-ministrin-e-ardhshem-te-arsimit"

Gazeta Express

03/12/2019 10:03

Dështimi në PISA, profesori universitar: Alarm për ministrin e ardhshëm të Arsimit

Gazeta Express

03/12/2019 10:03

Kosova edhe këtë herë dështoi në testin PISA, duke mos shënuar ngritje që do të bënte dallim nga hera e kaluar.

Profesori i UP-së në Filologjik, Rrahman Paçarizi, ka thënë pas këtij rezultati se duhet të reflektojë ministri i ardhshëm i Arsimit.

Paçarizi ka thënë se këto rezultatet nuk pëmirësohen duke bërë fushatë por me përmirësim sistematik.

“Rezultatet e PISA-s nuk përmiresohen me fushatë, por me përmiresim sistematik. Fushatat janë mashtrime, janë përpjekje për të fabriku rezultat e jo përpjekje për rezultat”, ka shkruar Paçarizi në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

PISA 2018

Rezultatet e PISA-s nuk permiresohen me fushate, por me permiresim sistematik. Fushatat jane mashtrime, jane perpjekje per te fabriku rezultat e jo perpjekje per rezultat.

Na qe i fabrikojme rezultatet e testit te matures do me thene qe kemi ndertu kulture te mashtrimit. E mashtrojme veç veten, pra. PISA eshte alarm per ministrin e ardhshem te arsimit.

Kujtojmë, programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitur Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse.

Kosova është në vendin e 76 nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62. Vendin e parë e mbanë Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finland

Advertisement
Advertisement
Advertisement