Futbollisti kosovar, Destan Bajselmani, nënshkruan me klubin e njohur holandez
Sot talenti i ri nga Kosova Destan Bajselmani, nënshkroi kontratën profesionale me ekipin e ligës së parë Holandeze, Pc Zwolle, roli i të cilit është sulmues anësor në të majtë.
Bajselmani ka lindur në Holandë, por familja e tij janë nga Kosova.
Ata si gjithë kosovaret e tjerë kanë emigruar në vitet 90′.
Destani edhe pse i lindur në Holandë, nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e vendit të vet dhe shpesh herë ka vizituar Kosovën.
Destani karrierën e futbollistit e ka filluar që nga mosha 5 vjeçare dhe deri më tani ka luajtur në ekipin e junior në Pc Zëolle.
Ai është një futbollist i talentuar qe shpreson që në një të ardhme të afërt të luajë edhe në ekipin e Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express/