Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur sot në Gramsh, ku dyshohet se babai me dy djemtë dhe nipi të janë mbytur në Liqenin e Banjës.
Dyshohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu, edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.
Në buzë të liqenit, policia thotë se janë gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe veshjet e personave në fjalë.
Burime zyrtare të policisë thonë se në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA, që po kërkojnë për gjetjen e tyre