Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është plagosur.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndërsa ka konfirmuar rastin ka treguar se një pronar i një lokali te Çarshia e Vjetër në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti, pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.
Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.
“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta për Reporteri.
Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.
“I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...