Pas tri dite Luizi postoi sonte një video për t’i falënderuar fansat e tij për përkrahjen që atij i kanë bërë
Postimi bëri që ai menjëherë të fitonte më shumë se 10 ndjekës të ri në Instagram kurse për dy orë ai mori në videon 188 mijë pëlqime.
Pos falënderimit ai ju premtoi fansave këngë dhe hite të reja dhe vazhdim të karrierës së tij në muzikë.

Por, pavarësisht kësaj, shumë fansa kanë hamendësuar këto ditë që Luizi nuk është duke bashkëjetuar me Kiarën, vajzën me të cilën ai u njoftua në shtëpinë e Big Brother dhe vendosi që ta kalojë jetën me të pasi që kurorëzoi dashurinë.


Por, disa foto tregojnë që Luizi ishte në shtëpinë e Kiarës kur bëri këtë video dhe së është kështu e konfirmuan edhe shoqet e Kiarës.
“A e njoh këtë murin”, ka shkruar shoqja e ngushtë e moderatore, Liesa Haxhiasllani. /GazetaExpress/