“Diçka po ndodh te Barcelona, Griezmann nuk duket i lumtur” - Gazeta Express
string(56) "dicka-po-ndodh-te-barcelona-griezmann-nuk-duket-i-lumtur"

Gazeta Express

29/03/2020 18:33

“Diçka po ndodh te Barcelona, Griezmann nuk duket i lumtur”

Gazeta Express

29/03/2020 18:33

Skauti që e zbuloi Antoine Griezmannin thotë se diçka po ndodh te Barcelona

Eric Olhats e zbuloi Griezmannin kur ai ishte 13-vjecar, dhe e dërgoi te Real Sociedad.

Griezmann luajti 201 ndeshje për Sociedad, shënoi 52 gola në të gjitha garat para se të transferohet te Atletico Madrid e tani te Barcelona.

Sido që të jetë, ai po vuan të gjejë vetën te Barca.

“Kur u largua nga Atletico, isha i mërzitur për mënyrën se si ndodhi, me të vërtetë më preku”, tha Olhats për “Mundo Deportivo”.

“E kuptoj se pse ai dëshironte të nënshkruajë me Barcelonën. Barca është Barca”.

“Shumë shokë thoshin se ai do të adaptohet lehtë në stilin e lojës që luan Barca tiki-taka, por mua s’më pëlqejnë paraqitjet e tij”.

“Ju mund ta shikoni se ka një problem, ai s’po e shijon futbollin atje”.

“Kjo më lëndon sepse unë e di se çfarë është në gjendje të bëjë ai”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement