Digjet makina e efektivit të policisë në Lezhë - Gazeta Express
string(46) "digjet-makina-e-efektivit-te-policise-ne-lezhe"

Digjet makina e efektivit të policisë në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 11:31

Një auomjet tip “Opel” është djegur në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të një punonjësi të policisë.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetases R. Z”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.