Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për konstituimin e Kuvendit.
Krasniqi tha se VV-ja “s’mundet me bo qeverinë”.
“Ku i kanë 61 deputetë, s’munden me bo qeverinë. Ata vetë s’po thojnë që janë minoritetet (votat e tyre)…”, tha Krasniqi.
Ai i tha VV-së që të dal të matet, të tregojë nëse i ka votat.
“Urnoni pra, na u mytëm t’u thanë dil matu. Na po i thojmë sot VV-së urno dil matu, e ke pas mundësinë sot, e ke të shtunën, dil matu zotëri. Hajde kallxo që i ki votat, nuk i ki, na pe dimë e ti pe din”, tha Krasniqi në Pressing, transmeton Express.