Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, sërish i ka dhënë kahje gjinore dështimit për të zgjedhur Albulena Haxhin kryeparlamentare.
Ai tha se ajo s’e ka “asnjë njollë të vetme në punën e saj” dhe tha se arsyeja që opozita s’po e voton Haxhiun “në thellësi është ofenduese”.
Basha tha se ata do të vazhdojnë të propozojnë emrin e saj prapë, ndërsa tha se për zhbllokimin e Kuvendit duhet opozita të reflektojë.
“Duhet të reflektojnë sot dhe të zhbllokojnë”.
“Me thënë është një seksizëm i brendshëm. Po e duan një grua të heshtur. Këtë po e thotë opozita. ‘Nuk na pëlqen sepse është grua e zhurmshme’”.
Ndërkaq, për propozimet e AAK-së për dy deputete të Vetëvendosjes, Basha u mbrojt duke thënë se “nuk iu takon atyre me propozu gra të tjera”.
Po ashtu, ai u pyet nga gazetarët para Kuvendit se pse Vetëvendosje s’e kishte votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar, Basha tha se “atëherë ka qenë tjetër lojë”./Express/