Dinamo i Ilir Dajës e fiton Superkupën e Shqipërisë, mposhti Egnatian - Gazeta Express
string(68) "dinamo-i-ilir-dajes-e-fiton-superkupen-e-shqiperise-mposhti-egnatian"

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 21:06

Dinamo i Ilir Dajës e fiton Superkupën e Shqipërisë, mposhti Egnatian

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 21:06

Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, trofeu  i parë sezonal i futbollit shqiptar, pasi mundi Egnatian në “Air Albania”.

Dinamo fitoi 3-1 ndaj Egnatias, me përmbysje, pasi kampionët aktualë ishin duke fituar 1-0 në pjesën e parë.

Skuadra e Ilir Dajës përmbysi shifrat në duelin me rrogozhinasit, që pasi mbyllën në avantazh pjesën e parë, pësuan dy gola brenda pak minutash në pjesën e dytë dhe të tretin në minutat shtesë.

Flamur Ruci shënoi i pari në ndeshje për 1-0, në minutën e tetë.

Bejvi Bregu dhe Nani shënuan për pesë minuta, për të përmbysur rezultatin.

Klevi Qefalija shënoi golin e tretë për Dinamon dhe të epilogut të takimit.

Dinamo bën të sajën Superkupën e tretë në historinë e klubit, pas fitoreve në vitin 1989 dhe 2008.

Dinamo u ‘kualifikua’ për Superkupë, pasi e fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar, pikërisht duke e mposhtur Egnatian pas penalltive.

Ndërkohë, Egnatia është kampione në fuqi e Superiores së Shqipërisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement