Diplomati suedez Wigermark nga 1 dhjetori fillon punën si shef i ri i EULEX-it - Gazeta Express
string(78) "diplomati-suedez-wigermark-nga-1-dhjetori-fillon-punen-si-shef-i-ri-i-eulex-it"

Gazeta Express

28/11/2019 14:38

Diplomati suedez Wigermark nga 1 dhjetori fillon punën si shef i ri i EULEX-it

Gazeta Express

28/11/2019 14:38

Diplomati suedez, Lars-Gunnar Wigemark, do të jetë shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë. Siç është njoftuar në faqen e Këshillit Evropian, Wigermark do të fillojë detyrën e re më 1 dhjetor 2019 deri më 14 qershor të vitit 2020, shkruan Gazeta Express.

Wigermark në katër vitet e fundit kishte shërbyer si ambasador i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, ndërkohë mediat atje nuk kanë fjalë të mira për diplomatin suedez.

Mediumi boshnjak “Slobodna-Bosna” ka rikujtuar dokumentin që Wigermark kishte nënshkruar me  drejtuesin e ‘Republika Srpskas’ Milorad Dodikun dhe  Bakir Izetbegovic e Dragan Coviçin./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement