string(77) "direkt-nga-veriu-i-mitrovices-serbet-nisen-me-autobuse-per-te-votuar-ne-serbi"

Direkt nga veriu i Mitrovicës, serbët nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Lajme

Gazeta Express

03/04/2022 7:51

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Lexo Edhe:

Aktualisht serbët e veriut po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar por nga disa komuna ata do të udhëtojnë edhe me veturat e tyre. Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.

Po ashtu, u tha se karburante falas u dhanë në një pikë të derivateve, ku u theksua se për këtë janë përdorur paratë nga fondi për trajtimin e fëmijëve të sëmurë.

Pamje direkt nga veriu mund t’i shihni duke klikuar KËTU