Distria Krasniqi ka kaluar pa luftë në të tetën e finales së Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
E garuesja kosovare në këtë fazë do të ketë punë me garuesen serbe, Milica Nikolic në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.
Nikolic në rrethin e parë e kaloi garuesen ruse, Karina Efimova.
Distria Krasniqi synon ta fitojë këtë meç, por edhe krejt këtë kompeticion për t’u shpallur kampione e Evropës.
Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.
E tash, Kosova i ka krejt shpresat tek kampionia olimpike, Distria Krasniqi.
Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë nesër në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Gazeta Express