Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten spanjolle në çerekfinale - Gazeta Express
string(70) "distria-krasniqi-do-te-perballet-me-xhudisten-spanjolle-ne-cerekfinale"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2022 13:27

Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten spanjolle në çerekfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2022 13:27

Distria Krasniqi është njoftuar me kundërshtaren në çerekfinalen e Grand Prix të Portugalisë.

Xhudistja kosovare do të përballet me spanjollen Ariane Toro Soler në fazën çerekfinale, e cila nis pas pak.

Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, shkruan Gazeta Express.

Distria e nisi mbarë duelin duke fituar një Waza-ari, ndërkohë francezja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse tani nis puna më e vështirë për të.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement