Distria Krasniqi e mëson emrin e kundërshtares në finalen e Portugalisë - Gazeta Express
string(71) "distria-krasniqi-e-meson-emrin-e-kundershtares-ne-finalen-e-portugalise"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2022 15:52

Distria Krasniqi e mëson emrin e kundërshtares në finalen e Portugalisë

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2022 15:52

Distria Krasniqi tashmë e ka mësuar emrin e xhudistes me të cilën do të ndeshet në finalen e Grand Prix të Portugalisë.

Kampionia olimpike do të përballet me xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz, e cila mposhti në gjysmëfinale spanjollen Estrella Lopez Sheriff, shkruan Gazeta Express.

Distria Krasniqi pati një ditë fantastike sot në Portugali, duke dominuar në çdo luftë.

Ajo në çerekfinale e mposhti xhudisten spanjolle, Ariane Toro Soler. Spanjollja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, duke kaluar kështu në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, falë sukseseve të mëdha që ka arritur.

Kështu, Distria Krasniqi tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për ta fituar të artën.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët, ndërsa Laura Fazliu do të garojë nesër. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement