string(84) "distria-krasniqi-e-mposht-me-lehtesi-garuesen-serbe-marshon-drejt-medaljes-evropiane"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/04/2025 12:21

Distria Krasniqi e mposht me lehtësi garuesen serbe, marshon drejt medaljes evropiane

Sporte tjera

Gazeta Express

23/04/2025 12:21

Distria Krasniqi e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Garuesja kosovare e mposhti pa problem në të tetën e finales garuesen serbe, Milica Nikolic, e cila i bëri tri gabime, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Disi” e dominoi luftën dhe në fund fitoi me plot meritë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionia olimpike nga Kosova synon të shpallet kampione evropiane sot.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito. /Gazeta Express