string(51) "distria-krasniqi-fantastike-e-fiton-medaljen-e-arte"

Distria Krasniqi fantastike, e fiton medaljen e artë

Futboll

Gazeta Express

23/04/2025 17:37

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në xhudo.

Kampionia olimpike ishte e pandalshme sot në Evropianin që po mbahet në Podgoricë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Medaljen e artë, xhudistja kosovare e arriti pasi triumfoi në finale ndaj italianes, Odetta Giuffrida, pas dy hedhjeve të suksesshme.

E rrugëtimi i Distrias sot ishte I jashtëzakonshëm.

“Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.

Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.

E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.