Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë - Gazeta Express
string(53) "distria-krasniqi-shpallet-xhudistja-me-e-mire-ne-bote"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/12/2021 20:13

Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë

Sporte tjera

Gazeta Express

18/12/2021 20:13

Distria Krasniqi ka arritur të shpallet xhudistja më e mirë e vitit në botë.

Në një ceremoni që po mbahet sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Distria Krasniqi u zgjodh më e mira, në mesin e pesë xhudisteve të nominuara.

Zgjedhja është bërë nga tifozët përmes një votimi dhe më së shumti vota ka marrë xhudistja kosovare.

Distria Krasniqi u shpall kampione olimpike këtë vit, krahas edhe shumë sukseseve tjera.

Kujtojmë se trajneri i saj, Driton Kuka fitoi çmimin e trajnerit më të mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement