Distria shkon në gjysmëfinale, Nora do ta kërkojë medaljen përmes repasazhit në Mastersin e Izraelit - Gazeta Express
string(99) "distria-shkon-ne-gjysmefinale-nora-do-ta-kerkoje-medaljen-permes-repasazhit-ne-mastersin-e-izraelit"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/12/2022 13:33

Distria shkon në gjysmëfinale, Nora do ta kërkojë medaljen përmes repasazhit në Mastersin e Izraelit

Sporte tjera

Gazeta Express

20/12/2022 13:33

Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Mastersit të Jeruzalemit, i cili po mbahet në Izrael.

Xhudistja kosovar në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në të dytën e mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon amerikanen Angelica Delgado.

Në çerekfinale, kampionia olimpike me dy Wazaari për Ippon e eliminoi spanjollen, Ana Perez Box në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

E në gjysmëfinale, xhudistja më e mirë kosovare do të ketë punë me hungarezen, Reka Pup.

Ndërkohë, Nora Gjakova (-57kg) në xhiron e parë ishte e lirë, e në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk.

Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Nora në repasazh ndeshet kundër britanikes, Lele Nairne. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement