Dita e përballjeve të rivalëve të vjetër - Peja pret Prishtinën, Trepça sfidohet nga Bashkimi - Gazeta Express
string(90) "dita-e-perballjeve-te-rivaleve-te-vjeter-peja-pret-prishtinen-trepca-sfidohet-nga-bashkimi"

Sport

Gazeta Express

16/12/2023 8:38

Dita e përballjeve të rivalëve të vjetër – Peja pret Prishtinën, Trepça sfidohet nga Bashkimi

Sport

Gazeta Express

16/12/2023 8:38

Java e 13-të në Superligën e Kosovës do të nis sot, me dy ndeshje derbi që janë në program për t’u zhvilluar.

Dita e sotme është e rezervuar për përballjet mes rivalëve të vjetër në basketbollin tonë, shkruan Gazeta Express.

Takimi i parë do të zhvillohet nga ora 17:00, mes Trepçës dhe Bashkimit, në palestrën sportive “Minatori”.

Mitrovicasit kanë bilanc prej dhjetë fitoreve e dy humbjeve, kurse prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje.

Sfida e dytë pritet të jetë edhe më e interesante, mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në “Karagaçi”.

Pejanët kanë nëntë fitore e tri humbje deri tash, kurse prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement