Arberie Naavci, deputete e VV-së, është prononcuar për media para fillimit të seancës së gjashtë për konstituimin e kuvendit, duke u bërë thirrje sërish partive të tjera që të votojnë për kandidaten e kësaj partie për kryetare të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.
Nagavci, ka theksuar se është vonuar konstituimi i kuvendit tashmë.
Natyrisht nuk kemi as një dyshim që është personi i denjë për atë pozitë. Ne nuk zgjedhim kandidatët e partive të tjera secila prej partive ka të drejtë t’i zgjedhë kandidatët qoftë kryetar të grupit parlamentar, qoftë për nënkryetarë të kuvendit, dhe është në diskresion të partive të vendosin për kandidatët që i propozojnë, në besim e tyre cili është kandidati që do të kryejë më së miri detyrën. Prandaj, është tashmë vonë për konstituimin e kuvendit dhe u bëjmë thirrje të gjitha partive që të mundësojnë konsistuimin e Kuvendit.
Ndërsa e pyetur për deklaratat e kësaj partie se i kanë 61 vota, Nagavci ka refuzuar të përgjigjet.
‘‘Faleminderit shumë, ditë të mbarë’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress