Në janar të këtij viti, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë
Ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 1” që ndau lajmin e bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka ndarë një tjetër detaj me fansat nga shtatzënia e saj. Kësaj radhe ajo ka zbuluar gjininë e bebit.
Përmes një videoje krah partnerit të sa, Dj Dagz dhe djalit të tyre, Trev, ka zbuluar se do të bëhet sërish nënë e një djali.
Einxhel ka shpërndarë momente nga zbulimi i gjinisë më një tortë ngjyrë blu, teksa të tre gëzojnë për të voglin që do vij në jetë.
“Gjithçka që ka vërtet rëndësi është DASHURIA”, ka shkruar Shkira krahas videos së publikuar në “Instagram”.