Djali e kanos dhe tenton ta sulmojë babën, arrestohet nga policia - Gazeta Express
string(64) "djali-e-kanos-dhe-tenton-ta-sulmoje-baben-arrestohet-nga-policia"

Djali e kanos dhe tenton ta sulmojë babën, arrestohet nga policia

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 9:35

Është arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin për kanosje ndaj babait të tij, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë i njëjti ka tentuar edhe ta sulmojë atë.

Lexo Edhe:

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.07.2024, 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/