Djokovic e fiton Wimbledonin për ta barazuar rekordin historik të Federerit dhe Nadalit - Gazeta Express
string(87) "djokovic-e-fiton-wimbledonin-per-ta-barazuar-rekordin-historik-te-federerit-dhe-nadalit"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/07/2021 19:08

Djokovic e fiton Wimbledonin për ta barazuar rekordin historik të Federerit dhe Nadalit

Sporte tjera

Gazeta Express

11/07/2021 19:08

Novak Djokovic e ka fituar titullin e gjashtë në Wimbledon pasi e mundi Matteo Berrettinin në finale të dielën, për t’u barazuar me Roger Federerin dhe Rafael Nadalin për më së shumti tituj grand slam në historinë e tenisit, nga 20 secili.

Tenisti 34-vjeçar serb fitoi 3:1 me sete, 6-7 (4-7) 6-4 6-4 6-3, para një turme të zëshme prej 15 mijë vetash në fushën kryesore, raporton Gazeta Express.

Italiani Berrettini, i shtati në botë, e fitoi setin e parë, por niveli i lojës së tij ra në setet në vijim, ndërkohë Djokovic nuk shikoi mbrapa më.

Kjo nënkupton se Djokovic i ka fituar të tre titujt grand slam këtë vit, Australian Open, French Open dhe Wimbledon.

“Wimbledoni ka qenë gjithmonë ëndrra ime kur kam qenë fëmijë”, tha Djokovic pas ndeshjes.

Serbi do të kërkojë t’i kalojë Federerin dhe Nadalin në grand slamin e ardhshëm, US Open, që mbahet në shtator. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement