Djokovicit mund t'i ndalohet hyrja në Australi për tri vite - Gazeta Express
string(58) "djokovicit-mund-ti-ndalohet-hyrja-ne-australi-per-tri-vite"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2022 8:44

Djokovicit mund t’i ndalohet hyrja në Australi për tri vite

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2022 8:44

Novak Djokovic po përballet me një përjashtim të mundshëm tre-vjeçar nga Australian Open, pavarësisht se e fitoi apelin e tij brenda natës. 

Djokovic është aktualisht i lirë për të hyrë në Australi pasi një gjykatës anuloi vendimin për anulimin e vizës së tij. 

Megjithatë, kjo situatë është larg përfundimit dhe çështja mund të kthehet në gjykatë, transmeton Gazeta Express.

Avokati që vepron në emër të qeverisë, Christopher Tran, i tha gjykatës se Ministri i Emigracionit, Alex Hawke tani mund të shqyrtojë nëse do të ushtrojë ndërhyrje ministrore dhe të ri-anulojë vizën. 

Gjykatësi Kelly tha se nëse 34-vjeçarit serb i anulohet viza sipas diskrecionit të ministrit, ai nuk do të mund të hyjë në Australi për tre vjet. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement