Do të luftojmë për të: Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland - Gazeta Express
string(70) "do-te-luftojme-per-te-mesazhi-prekes-i-xhakes-per-tifozin-e-sunderland"

Sport

Gazeta Express

26/12/2025 20:57

Do të luftojmë për të: Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland

Sport

Gazeta Express

26/12/2025 20:57

Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka, ka prekur zemrat e tifozëve me reagimin e tij ndaj një fansi që po përjetonte mungesën e babait të tij të sëmurë rëndë.

Tifozit publikoi disa foto prekëse në TikTok, përfshirë një të tij në Stadium of Light duke festuar rikthimin e Sunderland në Premier League dhe një tjetër duke mbajtur dorën e babait të tij me mbishkrimin: “Më mungon shumë!”

Xhaka iu përgjigj emocionueshëm: “Do të luftojmë për të në çdo ndeshje”, duke treguar solidaritet dhe humanitet.

Që nga ardhja e tij këtë verë nga Bayer Leverkusen, mesfushori zviceran ka qenë thelbësor për ekipin, i cili renditet i shtati në Premier League dhe ka shënuar fitore të rëndësishme, përfshirë edhe derbin ndaj Newcastle. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement