Don Xhoni vjen me “Tjera Llafe” - Gazeta Express
string(29) "don-xhoni-vjen-me-tjera-llafe"

Gazeta Express

15/06/2020 14:05

Don Xhoni vjen me “Tjera Llafe”

Gazeta Express

15/06/2020 14:05

Do ta mbajmë mend si fenomenin e karantinës, pasi gjatë kësaj periudhe “shpërthej” bomba Don Xhon, i cili arriti të marrë tërë vëmendjen e adhuruesve të repit me freestyle-n e tij.

Djaloshi nga qyteti i Drenasit për një kohë të shkurtër fitoj një popullaritet të jashtëzakonshëm duke u shndërruar ndër më të pëlqyerit e momentit, shkruan GazetaExpress.

Reperi sapo ka publikuar një projekt të ri muzikor me titull “Tjera llafe”, të cilin e solli të realizuar edhe me videoklip.

Kënga, e cila është e shkruar nga vetë artisti ndërsa e realizuar nga Rzon ende nuk ka mbushur 24 orët e para të publikimit por tashmë ka arritu rreth 1 milion klikime në kanalin “Youtube”.

Pas këtij projekti Gazeta Express mëson se Don Xhon do të vijë me një bashkëpunim mjaft interesant, detajet e të cilit do të zbulohen së shpejti./GazetaExpress/

DON XHONI – TJERA LLAFE

Advertisement
Advertisement
Advertisement