Donjeta Sadiku bën hapin e madh drejt sigurimit të normës olimpike Paris 2024 - Gazeta Express
string(77) "donjeta-sadiku-ben-hapin-e-madh-drejt-sigurimit-te-normes-olimpike-paris-2024"

Boks

Gazeta Express

07/03/2024 14:02

Donjeta Sadiku bën hapin e madh drejt sigurimit të normës olimpike Paris 2024

Boks

Gazeta Express

07/03/2024 14:02

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka bërë hapin e madh drejt sigurimit të normës olimpike Paris 2024.

Sadiku e ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, shkruan Gazeta Express.

Boksierja jonë mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.

Deri këtu, Donjeta erdhi pasi mposhti boksierët si Christina Linardatou nga Greqia dhe Shona Whitwell nga Britania./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement